Adela: Më vjen zor nga Adi

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-dhe-adela-big-brother-albania-216/03/09 18:03

Adelajda dhe Bjordi qëndrojnë në dhomë dhe diskutojnë për debatin. Adelajda nuk kupton arsyen se pse banorët kapen vetëm me të. Sipas Bjordit ato kapen pasi e shikojnë si më të “dobët” . Adelajda i thotë:-“Më vjen zor nga Adi,për fjalët që i kam thënë!” Ajo shton se nuk di cfarë t`i thotë. Mendimi që ka thënë Adelajda për Adin vjen nga mentaliteti i saj i thotë Bjordi. Ai shton:-“Shko thuaji vetëm më fal, se jam një budallaqe!” Sipas Adelajdës Mimoza nuk arrin ta kuptojë kush e do me të vërtetë. Ajo nuk kupton sjelljen e Mesidës në lidhej me të, dhe i thotë që ajo kapet , pasi i pëlqen Bjordi. Adelajda thotë:-“Qëndroi afër që të qetësohet Mesida!” Bjordi diskuton për Aidën duke thënë:-“Ajo është e keqe por nuk di si ta demostroj!”