Adela na induktoi ndjenjat që mos ta ngacmonim

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-per-adelen-big-brother-albania-218/03/09 10:40

Aida i tregon Mesidës në lidhje me bisedën që pati me Adelën. Ajo tregon se biseda nisi me Bikën në lidhje me nominimet dhe në momentin që u përmend Adelajda, ajo ndërhyri. Bika e përcaktoi Adelën si një konkurente të fortë dhe se nuk mund ta nominojë pasi në lojë vihen edhe ndjenjat që krijojnë për njeri-tjetrin. Bika i kishte thënë se është e njëjta situatë si e saja me Liritën por, Aida e kundërshton dhe i thotë se Lirita është ndryshe pasi bën debate, kur bëhet një lojë është e gatshme të luajë, kur ka ambient për t’u argëtuar e bën, ndërsa Adela nuk i duket një personazh produktiv. Në këtë moment ndërhyn Adela pasi po flitej për të. Aida i thotë në sy se ajo nuk është produktive pasi, që në momentin që hyri, hyri me një flamur mbrojtjeje duke u kapur pas mentalitetit dhe realitetit në të cilin jetonte dhe nga kjo u induktoi të tjerëve një ndjenjë për të mos e ngacmuar. Ajo i thotë se realisht asnjë nuk e ka ngacmuar Adelën, pasi ky veprim i saj mund të quhet një lloj manipulimi për të mos ta ngacmuar asnjëherë sepse edhe nëse ndodh, Adela reagon me të qara duke bërë rolin e viktimës. Aida i ka thënë se atë nuk e ka përballur njeri me problemet apo frikën e saj, madje në fillim ka qënë Aida ajo që e ka ngacmuar në lidhje me këto por, duke qënë se më pas kanë biseduar dhe janë bërë mikesha, nuk e ka ngacmuar më.