Adelajda : Do të luaj, sepse duhet të fitoj

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajda-fitoj-big-broter-albania-218/03/09 23:50

Duke biseduar me Qetsorin Adelajda ka thënë: “Kur unë hyra këtu, të gjithë njerëzit, opinioni i të cilëve nuk është se më intereson shumë, por gjithsesi më prek, kanë menduar se unë kam bërë një gabim të madh. Unë kam lënë jashtë një jetë të ndërtuar, kjo edhe me personin që kisha lidhje, por që nuk ndihesha mirë. Faktikisht unë nuk jam ndjerë asnjëherë mirë. Ishte një zgjedhje e gabuar, por isha 18 vjeçe. Jam përpjekur ta ndryshojë por asnjëherë nuk më është dhënë mundësia. Kështu që, nëse unë dua t’u tregoj të tjerëve, që unë nuk kam bërë gabim, por përkundrazi, kam bërë mirë, unë duhet të shkoj deri në finale. Qetsori e ka pyetur me kë ishte në garë ajo në këtë lojë:me të tjerët jashtë apo me veten. Adelajda i ka thënë se që kur kishte hyrë brenda, i kishte harruar ata jashtë. Sori i ka thënë sesi ishte e mundur atëherë që interesohej aq shumë se çfarë mendonin të tjerët. “Unë kam hyrë si konkurente dhe duhet të fitoj! Sepse po fitova, së pari fitoj lojën dhe së dyti dhe më e rëndësishmja, ndryshoj jetën time!” Qetsori i ka thënë se në këtë rast ajo duhet të bënte hapa të mëdhenj dhe jo lëvizje të matura. Sipas Adelajdes, ndryshimi mes saj dhe banorëve të tjerë brenda shtëpisë, ishte se ajo kishte nevojë më shumë nga të gjithë për të fituar dhe se ajo, në ndryshim nga ata, nuk po përpiqej 24 orë për ta arritur. Ajo ka shtuar se në fillim, madje, nuk kishte bërë fare lojë, tani po e bën në momente të caktuara. Adelajda ka vazhduar duke thënë se në vazhdim do të bënte edhe pak me tepër lojë, por më pas do të luante tamam.

3