Adelajda : E kam kaluar masën!

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adi-dhe-adela-big-brother-albania-217/03/09 10:15

Duke biseduar me Adin, Adelajda i ka thënë se afrimiteti dhe miqësia që ajo ka me Bjordin, është shumë e bukur, por ajo e kishte kaluar masën me kontaktin fizik. “Unë i di kufijtë e mia!- ka thënë ajo, -Është sikur kam abuzuar me besimin që më është shënë kur kam ardhur këtu.” Ajo ka shtuar se nuk ishte tipi që të bënte të tilla gjëra dhe nuk i kishte ndodhur asnjëherë të përqafohej apo të përqafonte një shok. Ajo tha gjithashtu se ia kishte bërë Bjordit të qartë këtë dhe njëkohësisht shprehu frikën se gjithcka do të përfundonte duke mos i folur më njeri-tjetrit. Adelajda i ka thënë Adit se që në fillim ajo i kishte kërkuar të mos i afrohej shumë, sepse ajo nuk ishte si vajzat e tjera që nuk e kishin problem, por, sipas saj, ai ngaqë shihte që ajo stepej, i afrohej më shumë. Sipas Adelës, Bjordi ka dashur dhe është përpjekur ta ndryshojë, por problemi nuk qëndronte tek ajo. Sipas saj, tani që ajo i kishte vënë kufij njëherë e mirë, Bjordi do të duronte një a dy ditë, pastaj do të largohej. Ajo, pikërisht këtë, kishte dashur të evitonte, largimin e tij, sepse sipas Adelës, të jesh me 14 të panjohur e të zësh një mik të mirë, nuk është gjë e vogël.