Adelajda përdori Mimozën

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mozaaidalirita-big-brother-albania-218/03/09 00:00

Aida, Mimoza dhe Lirita kanë biseduar në lidhje me pozicionimin e Adelades në debatin lidhur me Adin, Mimozën e Aidën. “Adela shfrytëzoi Mozën, për të nxjerrë kokën e vet!”- ka thënë Aida. Mimoza i ka thënë Aidës ta marrë më shtruar e të mos bëhet kaq nervoze. Sipas saj, Adelajda e ngacmon atë, sepse e di që acarohet. Aida ka thënë se ajo u kap me të, sepse donte të kapej, ndërsa me Republikën jo, sepse nuk i interesonte që kjo e fundit t’i vihej kundër. Sipas saj, Adelajda nuk e nxorri të gjithë “muhabetin” e Bikes. Ndërsa, sipas Liritës, një shoqe nuk t’i nxjerr gjërat në shesh. Mimoza ka thënë se këtu janë në lojë e jo në shoqëri.

1