Aida dhe Dritani : Nuk kam pse të pozicionohem

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-tani-big-brother-albania-218/03/09 13:50
Aida ngacmon Dritanin dhe i thotë se ai nuk ka qejf të pozicionohet. Dritani i thotë se do të pozicionohet atëherë kur ta shohë të arsyeshme, por jo se e ka me frikë. Aida i jep të drejtë por i thotë se ai ka marrë disa ngjyra poziconimi. Dritani mendon se nëse e ka fjalën për debatin e saj, ai nuk ka pse të pozicionohet pasi nuk i takon. Ai i thotë se ajo po i duket disi e tërhequr. Aida vazhdon t’i thotë se ajo nuk e keqkupton këtë gjë por, mund të ketë të tjerë që mund ta keqkuptojnë këtë qëndrim të tij. Dritani thotë se mendimet e tija i ka shprehur gjithmonë dhe nuk ka frikë se kjo mund t’i shkaktojë konflikte, por në këtë rast nuk e ka parë të arsyeshme.