Aida dhe Qetsori : Nuk duhej të ngatërroheshit

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-sori-big-brother-albania-218/03/09 12:50

Qetsori i kërkon Aidës që të flasin të dy në lidhje me debatin që pati pak ditë më parë me Adelën. Qetsori, si fillim, i thotë se diskutimi i mëparshëm me Adelën nuk duhej të kishte ndodhur dhe se Aida doli nga vetja me atë goditje që i dha asaj. Aida thotë se ishte rënie në nivelin e Adelës, por jo goditje e fortë. Ajo thotë se e vetmja gjë që mund ta prekë Adelën është jo kthyerja e një përgjigje apo kundërvënie por, një përgjigje e nivelit të saj. Aida i tregon se në fillim ka dashur ta sensibilizojë Adelën që të sillet ndryshe e mos të kapet me vogëlsira por, tani kërkon që ta luftojë. Qetsori e vë në dijeni se ai nuk është pozicionuar në bisedën për Adin, pasi nuk ka qënë prezent. Ai e pyet Aidën se pse i dukej dicka e keqe ta thoshte nëse ajo kishte dyshuar në veprimin e Adit. Aida thotë se këtë e tha, por Sori i thotë se ajo nuk e mbrojti deri në fund këtë ide por, u kap për gjëra të tjera me Adelën. Aida i tregon se ajo nuk kishte arritur as në përfundimin se Adi e kishte bërë atë veprim me qëllim dhe as se Adi nuk e kishte bërë me qëllim. Ajo thotë se nuk i ka hyrë kësaj bisede aq thellë sa doli atë natë dhe të gjitha janë hamendësime. Aida mendon se të tjerët ndryshuan pozicionet në këtë bisedë, ndërsa ajo po mundohej vetëm që ta bënte Adelën të arsyetonte ndryshe. Sori i thotë se nuk pse ta bëjë këtë gjë ajo, nëse do të gabojë, le ta lërë. Sori i thotë se Aida mundohet gjithmonë që njerëzit t’i bëjë të arsyetojnë, t’i ndihmojë, t’i mbrojë por kjo mund të sjellë konflikte, sic i kandodhur atyre të dyve. Aida i thotë se kjo është e vërtetë por, ajo këtë tip ka dhe sjell ndërmend konfliktet që ka patur edhe me të, me Arjonin apo dhe me Adin që nuk janë konflikte të drejtëpërdrejta me të. Ajo shton se Adit i është thënë se ajo ka dashur të shfrytëzojë këtë bisedë për të luajtur më fortë. Sori i tregon asaj për këndvështrimin e tij në këtë situatë. Ai i thotë se fajtorja e vetme e kësaj situate është Moza që e ka diskutuar në atë formë dhe ka luajtur rolin e viktimës. Ai mendon se Moza është njësoj si ata dhe nëse do ndihej keq nuk kishte pse të qahej tek të tjerët por, t’i bëntë ballë vetë situatës. Sori e përcakton Mozën si një lojtare shumë të fortë, madje më të fortë se ai dhe se Aida sepse ajo luan qetë, e karikon situatën dhe më pas e shkarkon atë. Aida i jep të drejtë për këtë mendim. Ai i tregon se edhe qëndrimi i Liritës nuk i ka pëlqyer, pasi nuk u pozicionua sic duhej. Sori i thotë se ai nuk po e bën këtë bisedë që ata të krijojnë aleancë mes tyre, pasi gjithmonë do të mbeten kundërshtarë. Aida i thotë se nuk ndihmon asnjë për ta patur të afërt ose aleat dhe se nuk mbështetet tek asnjë. Sori i thotë se dhe ai i ka thënë Aidës që do donte të dilte ajo por, asnjëherë nuk e kanë shtyrë më tej pasi është thjesht një mendim. Ai i thotë Aidës se bëri gabim që krijoi konflikt me të tjerët për Liritën, pasi kështu rrezikoi vetë. Aida i thotë se kjo bën pjesë në karakterin e saj dhe kjo gjë është negative për lojën që po bën, pasi nuk duhet të ndërtojë marrëdhënie me të tjerët sepse rreziokn duke krijuar armiq në favor të disa miqve. Sori i thotë se këtu nuk kanë ardhur për të bërë miq, por për të luajtur e fituar dhe nëse ai arrin t’i përcajë klanet, atëherë mund të luajë me kënaqësi. Ai kërkon që që sot të luajnë me letra të hapura, si në një luftë të vërtetë. Aida i thotë se është vetëm e nuk ka aleatë.