Arjon : Aida nuk e priste këtë reagim

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-big-brother-albania-219/03/09 12:35

Arjoni i tregon Bikës se Aida është ndjerë shumë keq që Lirita nuk e përkrahu fare në debatin që bëri me Adelën edhe pse ajo e kishte mbrojtur kur ajo kishte nevojë. Arjoni mendon se Lirita nuk duhet të mbante këtë qëndrim pasi janë shoqe, dhe shoqen e përkrah në cdo moment sikurse bëri Mesida, e cila e mbështeti Aidën edhe pse nuk ishte fare në brendësi të bisedës. Për Bikën, ndërhyrja e Mesidës ishte e pavend ndërsa për Liritën mendon se duhet të kishte shprehur atë që mendonte vërtetë edhe pse mund të kishte mendim ndryshe nga ai i Aidës. Bika tregon se e kundërshtoi Adelën sepse nuk iu duk e drejtë që ajo foli në emer të saj por, gjithsesi kjo nuk bëri që relatat mes tyre të ndryshonin.