Arjon Muca : Femrat i kërkoj si motra ime

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-flet-per-frensin-big-brother-albania-218/03/09 01:26

Arjoni i ka folur gjatë Mesidës në lidhje me të motrën, Frensin. Sipas tij ajo është femër në të gjitha aspektet dhe çun në të gjitha aspektet. Ai ka thënë se, sipas mendimit të tij, ajo është e paarritshme. Sipas tij, edhe pse vetëm 18 vjeçe, ajo di cfarë është ndjenja, cfarë është bukuria e cdo gjë tjetër, është shumë inteligjente dhe e ka ndërtuar jetën e vet, pa u mbështetur në jetën e dikujt tjetër.Ai ka treguar se është një nga të paktat femra të kompletuara, në morinë e femrave që ai ka njohur në jetën e vet. Arjoni ka thënë se ajo ka karakter të fortë, të thotë që je i shëmtuar, kur ti vërtet je ashtu e të thotë që je i bukur, kur je më të vërtetë i tillë. Ai ka shprehur keqardhjen që e kishte motrër sepse ajo ishte simboli i femrës së tij ideale dhe se ai femrat i kërkonte si ajo. Mesida ka shprehur dëshirën, që kur të dilnin nga shtëpia, ai ta njihte me të motrën.

4