Arjoni : Moza nuk jep asgjë

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjonisori-per-mozen-big-brother-albania-218/03/09 11:40

Arjoni i thotë Qetsorit se do ndihej keq nëse Mesida do zgjidhte Dritanin për të kaluar mbrëmjen bashkë. Ai thotë se vajzat ndjehen mirë me Tanin pasi, ai nuk u duket i rrezikshëm, por edhe Arjoni nuk sillet keq edhe pse ndonjëherë i ngacmon për shaka. Ai i tregon Sorit se mbrëmë me Mesidën, kanë kaluar shumë mirë dhe kanë biseduar për tema të ndryshme. Sori e pyet nëse ai do zgjidhte Mozën në një situatë të tillë por, Arjoni ia kthen se me Mozën do bëntë vetëm monolog, pasi ajo nuk flet fare. Ata diskutojnë edhe për sjelljen e Mozës kundrejt Adit dhe të dy e dënojnë sjelljen e saj, pasi Adi gjithmonë është sjellë mirë me të madje, edhe e ka mbrojtur me aq sa i është krijuar mundësia. Sori mendon se ata duhet ta ngacmojnë që ajo të tregojë karakterin e saj, pasi nuk flet fare por tregon vetëm bukurinë e saj. Arjoni thotë se ajo është vërtetë e bukur por, asgjë tjetër nuk tregon me sjelljen e saj, madje ai thotë se ka vajza të tjera që në moshën e saj, janë shumë herë më të rritura se ajo.

2