Bjordi: Është një luftë pa vlerë!

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-dhe-tani-big-brother-albania-219/03/09 17:42

Dritani është kurioz të dijë më shumë për debatin e Bjordit . Ai e pyet nëse e krijoi vetë atë debat. Bjordi i thotë që nuk e kishte si qëllim ta hapte, por meqë u nis, e vazhdoi. Dritani e komplimenton për mënyrën se si e kishte përballuar debatin. Bjordi nuk e kupton se si Dritani mban mardhënie të mira me Aidën. Dritani i thotë që ai ja thotë gjërat në sy. Bjordi i thotë që ai është natyra e personit që i anashkalon debatet, pasi është shumë i qetë. Dritani e pyet se cfarë donte Bjordi të tregonte me atë debat. Bjordi i thotë:-“Doja të tregoja që unë i përkëdheluri di të jem dhe ndryshe.” Ai vazhdon duke thënë që debatin për enët e përballoi pasi banorët u kapën për dicka pa vlerë. “Këtu kapën për gjëra koti!”-shton ai. Sipas Dritanit kjo gjë ndodh për faktin që janë 24 orë bashkë dhe gjërat që dëgjojnë secili i interpreton sipas mënyrës së tij,dhe për faktin që bëjnë lojën duke bërë që personat e tjerë të duken keq. Bjordi i thotë që ai ka frikë të bëj një bisedë brenda shtëpisë, pasi fjalët e tij keqinterpretohen. Ai thotë:-“Për mua është një luftë pa vlerë!” Dritani është i mendimit që brenda në shtëpi ka persona që do bënin cdo gjë për të fituar 70mijë eurot. Bjordi thotë:-“Unë në fund do qesh kur ta kuptojnë që unë nuk jam armik për t`u luftuar,pasi nuk kam qëllimet e tyre!”