Bjordi: Pse sillesh mirë, kur ajo të shan?

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-dhe-bjordi-big-brother-albania-218/03/09 21:39

Pas mbarimit të provës banorët ndjehen të lodhur. Adelajda qëndron shtrirë dhe diskuton me Bjordin fjalët që i kishte thënë Mimoza. Sipas saj Aida dhe Mesida e kishin influencuar, duke i thënë që nuk duhet të rrinte më me të. Mimoza i kishte thënë që ato rrinin gjithë ditën duke e sharë Adelajdën. Sipas Adelajdës Aida ose Mesida duhet të largohet nga shtëpia. Bjordi nuk e kupton sjelljen e Adelajdës në lidhje me Liritën. Ai i thotë:-“Pse sillesh mirë me Liritën, kur e di që ajo të shan ty?” Adelajda mundohet ta justifikojë duke thënë që sipas mendimit të saj ajo nuk flet keq për të, por janë Aida dhe Mesida ato që e shajnë.