Bjordi: S`fitohet loja duke larë enët!

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-debati-big-brother-albania-217/03/09 17:47

Si gjithmonë mbas drekës dy nga banorët duhet të lajnë enët. Bjordi i thotë Qetsorit që nuk pranon të laj enë, pasi sipas tij njerëzit jashtë duan të shohin debate, dhe jo njerëz që bëjnë vetëm punë. Ai thotë:-“Nuk fitohet loja duke larë enët!” Qetsori këtë gjë ja thotë dhe banorëve të tjerë dhe këtu merr shkas debati me Bjordin. Lirita dhe Adi mërziten me fjalët e Bjordit pasi ishin ato që po lanin enët dhe i kërkojnë që të largohet. Republika revoltohet pasi ajo është një nga personat që bën më shumë punë në shtëpi ,dhe shprehja e Bjordit nuk i duket me vend. Ajo mundohet ta sqarojë atë që të gjithë personat duhet të bëjnë punë dhe kjo gjë nuk ka lidhje me lojën në shtëpi. Bjordi i thotë që ai nuk e ka bërë asnjëherë atë gjë dhe nuk ka pse të filloj ta bëj tani që ka hyrë në shtëpi. Republika i thotë që ai nuk ka pse të përfitojë nga fakti që të gjithë personat e përkrahin.Ajo i thotë:-“Nuk ke ardhur për kurs bukurie!” Bjordi debaton dhe me banorët e tjerë në lidhje me larjen e enëve. Aida thotë që ajo nuk e urdhëron dot për punët. Qetsori i thotë që Bjordin e kanë përkëdhelur shumë.Bjordi thotë që ai kështu është dhe në jetë. Ai thotë:-“Do bëhesha servil po të laja enët!” Me këtë fjalë banorët marrin shkas për ta vazhduar më tej debatin. Mesida i thotë :-“E nxorre kokën,bravo të qoftë!” Bjordi mundohet të sqarohet që ato nuk e kuptonin pasi ai nuk shprehej mirë në gjuhën Shqipe.

2