Dita e katërt e stërvitjes në Big Brother

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

stwrvitja-dt-19-big-brother-albania-219/03/09 08:00

Vëllai i Madh i ka vështirësuar gjërat për banorët e shtëpisë, përsa i përket provës së javës. Tashmë, duke nisur që nga pasditja e djeshme, stërvitja e tyre nuk do të ishte më një gjimnastikë e thjeshtë, por një stërvitje gati-gati e njëjtë me atë ushtarake. Oborri i shtëpisë është kthyer në një kamp stërvitor, ku banorët, me veshjet përkatëse ushtarake, duhet të bëjnë të gjitha ushtrimet bazë të një stërvitjeje të tillë. Për një pjesë të tyre kjo ka qenë jo fort e lehtë. Edhe sot, gjithcka ka filluar me ndezjen e dritave dhe rënien e sirenës. I pari që është zgjuar, nga banorët e shtëpisë, ka qenë Dritani e pas tij, nga vajzat, Republika, “dy gradat më të larta” në hierarkinë ushtarake brenda shtëpisë së Big Brother. Më pas janë zgjuar edhe banorët e tjerë. Ata kanë rregulluar krevatet, janë larë, janë veshur e janë bërë gati për stërvitje. Sot, Komandant Dritani u ka tërhequr vërejtje për këngën, për këndimin jo të rregullt e njëzëri të saj. Flamuri është ngritur nga Mimoza, nën nderimin e gjithë “ushtarëve” të tjerë.