Dritani : Dita e tretë e stërvitjes ushtarake

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

dita-3-e-stervitjes-big-brother-albania-218/03/09 08:00

Edhe sot, në ditën e tyre të tretë të stërvitjes ushtarake, banorët janë zgjuar që herët, por rënia e sirenës sërish nuk i ka gjetur gati. Pasi ka inspektuar dhomat e gjumit, Dritani i ka nxjerrë banorët jashtë me hap ushtarak dhe para ngritjes së flamurit, u ka tërhequr vëmendjen për këtë gjë. Ai u ka thënë se duhet të ishin më serioz në kryerjen e detyrës së ngarkuar, se duhet të zgjoheshin e të bëheshin gati më shpejt, për 5-10 minuta duhet të kishin përfunduar të gjitha përgatitjet, rregullimi i krevateve, veshja, të larët dhe të ishin gati për të filluar stërvitjen. “Turp t’ju vijë!- u ka thënë ai banorëve. Jeni dhe ushtarë trima!”. Më pas, është ngritur flamuri nga Bjordi dhe ka filluar stërvitja.