Grupi i Labërisë po ecën fortë

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bikaarjon-big-brother-albania-219/03/09 12:40

Bika dhe Arjoni flasin për këtë të shtunë. Bika mendon se do të dalë Mesida dhe i vjen keq se ajo e ka nominuar si atë, edhe Arjonin dhe tregon se u ndje shumë keq kur i përmendi të dy emrat në momentin e nominimeve. Bika tregon se kishte menduar për tjetër person, Adin, por ai fitoi imunitet, por sidoqoftë, këtë javë do ta nominojë. Arjoni i thotë se personat që do të nominojnë duhet t’i mendojnë mirë sepse duhet parë loja që bëjnë në shtëpi. Ai komenton sjelljen e disa banorëve në shtëpi si Moza, Bjordi, Lirita apo Adela të cilët, nuk japin shumë dhe mendon se mjaft i kanë lejuar të qëndrojnë ende në shtëpi, si parazitë. Për Adin, ai mendon se edhe pse nuk është shfaqur, ka ende për të treguar për veten. Arjoni flet se banorët e tjerë duke përfshirë dhe veten, po e mbajnë lojën dhe thotë se katërshja e Labërisë, po ecën më fortë si grup.