Komandanti Dritani : dënon djemtë

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

djemte-bejne-pompa-big-brother-albania-217/03/09 08:15

Komandant Dritani duke bërë kontrollin e dhomës së djemve, ka vënë re se ata nuk i kishin rregulluar ato siç duhej. Gjatë këtij inspektimi, Adi e ka prezantuar rregullimin e krevatit të vet si model spanjoll. Dritani u ka tërhequr vërejtjen djemve për krevatin bosh të lënë rrëmujë, gjë për të cilën Adi ka thënë se i përkiste një ushtari që u plagos dje dhe tani ishte në spitalin ushtarak ku po mjekohej për tërheqje zorrësh. Fjalët e tij i kanë bërë djemtë dhe Dritanin të qeshin me të madhe. Si dënim për rrëmujën në dhomë, ai i ka dënuar djemtë të bëjnë pompa.