Lirita: Kanë humbur shumë pikë !

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

lirita-dhe-bjordi-big-brother-albania-217/03/09 19:45

Bjordi shkon t`i kërkojë falje Liritës pasi ishte mërzitur me fjalët e tij. Lirita i thotë që nuk i kishte pëlqyer që Adelajda kishte qeshur ndërkohë që të tjerët po debatonin. Ajo thotë që ishte një mënyrë e keqe dhe se kjo gjë po ndikonte tek Bjordi. Bisedën e dëgjon dhe Adelajda e cila e pyet me ironi:-“Me mua e ke ti Lirita?” Lirita i thotë që ajo nuk ka pse të ndërhyjë, pasi është një bisedë mes saj dhe Bjordit. Ai mundohet të justifikojë sjelljen e Adelajdës duke thënë që është mënyra e të reaguarit të një personi, për një situatë. Ajo i thotë:-“A di njëri të jetë i vërtetë!” Bjordi i thotë që kjo është arsyeja pse ai e hapi debatin. Lirita largohet dhe shkon dhe diskuton me Republikën për sjelljen e Adelajdës. Ajo i thotë që e shqetësojnë shumë mimikat që bën Adelajda dhe shton:-“Për mua kanë humbur të dy shumë pikë!”