Më vjen turp të zihem me Mozën

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

djemte-flasin-per-mozen-big-brother-albania-218/03/09 02:00

Dritani dhe Qetsori i kanë kujtuar Adit që gjatë debatit me Mimozën dhe Aidën ai kishte përmendur vetvrasjen dhe ata e kanë hapur sërish si argument incidentin e tij me Mimozën. Adi u shpjeguar se jo vetëm që nuk ishte e vërtetë që ai ta kishte parë Mozën me sy tjetër, por edhe nëse do të kishte qenë kështu, s’do të kishte asjë të keqe. Më pas ka shtuar, se po të kishte pasur qëllime ndaj saj, nuk do të ishte sjellë në mënyrën që ishte sjellë, pra nuk do ta kishte afruar si shoqe. Qetsori i ka thënë se ai e kishte mbrojtur atë më shumë se ç’duhej, madje disa herë ia kishte prishur planet për ta nxjerrë në debat. Adi e ka pranuar që e kishte mbrojtur dhe se do të vazhdonte ta mbronte. Dritani ka thënë se edhe kësaj rradhe që u bë debati për të, ajo futi të tjerët në sherr. Po sipas Dritanit, nuk kishte pikë kuptimi që Mimoza edhe e kishte falur Adin edhe vazhdonte të thoshte që ishte e mërzitur. “Mimoza nuk është aspak budallaqe, -ka thënë Qetsori, -budallenj jemi ne!”. Adi ia ka kthyer se i vinte zor të zihej me të, sepse ishte shumë më e vogël nga ai. “E vogël, e vogël, po kur të na marri lekët Moza, ta shikosh ti!”- i ka thënë Qetsori.