Mesida: Dua të kem një lidhje

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mesida-big-brother-albania-218/03/09 18:22

Arjoni dhe Mesida diskutojnë për jetesën brenda në Big Brother. Mesida i thotë që për të është shumë e vështirë, pasi ajo ka ndryshuar shumë që kur ka hyrë në shtëpi. Ajo tregon që jashtë është person shumë i qeshur ,dhe nuk i pëlqen që ajo brenda është bërë shumë nervoze. Arjoni fillon diskuton për lidhjet dhe e pyet nëse ajo do pranonte të kishte një flirt me dikë. Mesida i thotë:-“Kur të gjej dikë ,dua të kem një lidhje. Flirti mua nuk më hyn në xhep!” Ajo vazhdon duke i thënë që për të një lidhje është shumë e rëndësishme, pasi ajo dëshiron që personi që të ketë në krah të ndihet mirë me të. Arjoni tregon për lidhjen e tij 10 vjecare dhe i thotë që ndihej mirë me atë person, dhe që kishte besim tek ajo. Biseda kalon duke diskutar për Shën Valentinin. Arjoni shprehet që nuk i pëlqen si festë ndërsa Mesida thotë:-“Mua më pëlqen pasi ka shumë zemra.Mua më pëlqejnë shumë zemrat!”