Mesida : Duhet të dish të sillesh dhe me armiqtë

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

te-kandiduarit-bisede-big-brother-albania-219/03/09 16:51

Mesida i shpreh Aidës antipatinë që ka krijuar për Adelajdën. Ajo thotë që nuk duron dot mimikën e saj dhe thotë:-“Njeriu duhet të dijë të sillet dhe me armiqtë!”, dhe shton,-“Ai person nuk ka vlerë për mua!” Aida dhe Mesida bashkohen në kuzhinë me Qetsorin dhe Arjonin. Meqë janë kater personat e kandiduar për të dalë nga shtëpia, ata fillojnë diskutojnë se kush do jetë personi i parë që do shpëtoj. Sipas Mesidës do jetë Aida dhe i thotë Qetsorit që ka mundësi që rivaliti do ngelet midis tyre. Të kandiduarit fillojnë bëjnë strategji se kë do nominojnë natën e spetaklit. Qetsori thotë që ai do nominojë ato persona që nuk japin asgjë në shtëpi. Mesida dhe Aida janë të mendimit që këtë herë duhet të dalin Adelajda dhe Bjordi në nominim, pasi loja do bëhet më e bukur. Sipas tyre sa më shumë të rrinë ,aq më shumë forcohen pozitat brenda në shtëpi. Aida thotë që është kundër atyre personave që prishin lojën e përgjithshme. Qetsori thotë:-“Këtu brenda nuk ka miq!” Ato dikutojnë për aleancat e krijuara brenda në shtëpi. Arjoni thotë:-“Mund ta mbash një aleancë deri në fund,por më pas do mendosh vetëm për vete!”