Mesida : Jam krenare për personin që jam

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjonmesida-big-brother-albania-219/03/09 13:05

Mesida flet me Arjonin për karakterin që ka krijuar dhe këtë ia dedikon babait të saj, pasi nga ai ka marrë shumë. Ajo tregon se me babain e saj ka ca kohë që nuk flet për arsye se kanë patur shumë keqkuptime dhe se shpesh fajtorja ka qënë ajo. Arjoni mendon se mund të jetë sedra ajo që nuk e lejon që t’i flasë. Mesida thotë se për të atin ndjen shumë dashuri dhe respekt dhe se ndjehet krenare për karakterin që ka marrë nga ai. Arjoni i thotë se historia e saj është e kundërta e asaj të Bjordit por, gjithsesi ai vetëm mund t’i imagjinojë këto lloj raportesh sepse nuk është përballur ndonjëherë me këto situata.