Mesida Lleshi : Unë nuk kam ardhur për të fituar

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mesida-ne-dhomen-e-surprizave--big-brother-albania-218/03/09 01:30

Arjoni i ka thënë Mesidës se po vinte në rrezik personalitetin e vet, duke u ekspozuar shumë për të tjerët e jo për veten, siç bënte, sipas tij, edhe Aida. Mësida ka thënë se ajo nuk ishte Aida, por vetvetja. “Për disa gjëra që Aida do të kishte heshtur, unë nuk hesht!” – ka thënë ajo. Ajo ka thënë gjithashtu se nuk e merrte parasysh rrezikun se nuk kishte ardhur për të fituar, por për të qenë vetvetja. Arjoni i ka thënë asaj se po të ishte treguar më e rezervuar, nuk do të kishte krijuar shumë antipati. “Ti je flakë!” – i ka thënë ai Mesidës. Sipas kësaj të fundit, nëse ajo nuk do të thoshte atë që mendonte, nënkuptonte që po shkelte sedrën e vet dhe po bëhej hipokrite, gjë që ajo nuk mund ta pranonte e as ta bënte.