Plane për nominimet – Big Brother Albania 2

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

planet-big-brother-albania-219/03/09 14:15

Adi thotë me shaka se nëse e shohin që është duke bërë bisedë me një person, me siguri është duke bërë thashetheme ose duke folur për të shtunën. Bika tregon se kur sheh dy persona vetëm për vetëm duke biseduar, mendimi i parë që i shkon ndërmend është ai se po thurin plane për lojën. Sori i thotë me shaka se kjo paska qënë një thënie me kunj posacërisht për të. Ai thotë me seriozitet se do arrijnë aty ku secili nga ta, do bëjë biseda vetëm për vetëm me ndonjë tjetër dhe se kjo gjë nuk duhet parë si e rrezikshme.