Prova : Shëndeti është i pari

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-proven-big-brother-albania-219/03/09 12:10

Arjoni bisedon për provën e kësaj jave që i duket pak e vështirë për t’u realizuar. Ai, duke parë Mesidën që nuk ndjehet aspak mirë, thotë se nuk duhet të sforcohen kaq shumë, pasi po vënë në rrezik shëndetin e tyre. Edhe Aida është dakord me këtë ide, por thotë se nëse tërhiqen, të tjerët mund të fillojnë të flasin ose t’i vënë para përgjegjësisë për humbjen e provës. Arjoni mendon se nuk duhet vënë në lojë sedra, kur nuk mundesh duhet të tërhiqesh sepse duhet menduar për shëndetin në radhë të parë.