Qetsori: Cfarë pati Zhuljeta me ty?

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-dhe-qetsori-big-brother-albania-219/03/09 15:48

Qetsori dhe Arjoni si gjithmonë janë personat që gatuajnë në shtëpi. Aida është e uritur dhe i kërkon Qetsorit t`i gatuante dicka. Qetsori i thotë që gatimi që i përgatiti ishte ushqimi i preferuar i Zhuljetës. Aida i thotë:-“Cfarë do të thuash me këtë,që personi që do iki jam unë?” Ai i thotë që nuk ja tha me atë kuptim dhe qëllim. Biseda kalon tek nata që doli Zhuljeta nga shtëpia. Ai e pyet:-“Cfarë pati Zhuljeta me ty?” Ajo i thotë që nuk e kuptoi pse ajo i tha:-“T`u bë ëndërra realitet!”- pasi nuk ishte sjellë keq me të. Qetsori i thotë që ndoshta kishin patur ndonjë konflikt dhe ajo ishte mërzitur me Aidën. Sipas Aidës i vetmi debat që kishin patur ato të dyja ishte për rrobdishanin, por nuk mendonte që ishte arsye për të krijuar urrejte tek njëra-tjetra. Ajo mendon që ndoshta arsyeja ishte që Aida u gëzua pasi nuk doli Lirita.