Qetsori dhe Republika : Do të zhgënjehemi në këtë lojë

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bkasori-per-nominimet-big-brother-albania-217/03/09 11:30

Qetsori dhe Republika vazhdojnë të diskutojnë për pozicionet që kanë marrë banorët në shtëpi. Sori mendon se nëse ndonjë banor nuk i duhet kësaj shtëpie pasi nuk kontribuon në asnjë mënyrë, atëherë duhet të dalë dhe jo të qëndrojë vetëm sepse është njeri i mirë apo i urtë. Ai mendon se kontributi në këtë shtëpi mund të jepet në shumë forma, duke nisur që nga pastimi i shtëpisë e deri tek debatet. Sori vazhdon me idenë e tij se këta individë duhen nominuar edhe pse has në kundërshtimin e Bikës. Ai thotë se lojën nuk duhet ta fitojnë të paaftët dhe i jep një shembull se nëse do duhej të zgjidhte për të nominuar midis Bikës edhe Mozës, normalisht që do zgjidhte Mozën sepse ajo nuk ka shumë për të dhënë edhe pse ai mund ta ketë mike. Me këtë mendim bashkohet edhe Bika por, sërish ajo thotë se me një person që ka krijuar afrimitet e ka të vështirë ta nominojë por, nëse do ndodhej përballë një zgjedhje të tillë, do ta bëntë edhe ajo si Sori. Qetsori thotë se kjo është një lojë dhe ata do ta zhgënjejnë njeri-tjetrin herët a vonë dhe sipas tij, bëjnë mirë që zhgënjimin ta shtyjnë sa më larg të jetë e mundur. Ai i thotë Bikës se edhe pse me Aidën kanë debate, ai nuk e nominon sepse ajo është një personazh që duhet të jetë ende në shtëpi. Sori kujton edhe debatin që bëri Aida me Adelën dhe dënon veprimin e Liritës, e cila nuk doli në mbrojtje të Aidës por, tha se Adela ka të drejtë por edhe Aidën nuk e hedh poshtë, dhe nuk u përfshi më në debat. Ai mendon se nëse ke krijuar aleancë me dikë, duhet ta mbrosh gjithmonë edhe nëse mendimet të duken të gabuara, kjo deri në momentin që do të ngelen pak persona. Bika nuk është dakord me këtë ide sepse sipas saj, mendimet duhen shprehur ashtu sic janë edhe nëse mund të biesh në kundërshtim me shoqen. Ajo thotë se respekti i fituar nga një banor duhet të rezistojë ndaj mendimeve të kundërta.