Qetsori më Adelën : Jetoje momentin

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

qetsori-adela-big-brother-albania-218/03/09 23:30

Ty të pëlqen Bjordi!” – i ka thënë Qetsori Adelajdes. Ajo e ka pyetur në ç’kuptim e thoshte këtë dhe ai është shpjeguar se donte të thoshte që ata, përveçse janë shokë, kanë edhe një farë ndjenje për njëri-tjetrin. “Bjordin e dua fort, por nuk e dashuroj, nuk më pëlqejnë këto tipa!” – i është përgjigjur ajo. Qetsori i ka thënë se “dashuroj” është një fjalë shumë e madhe, ai e kishte fjalën për një ndjenjë në kufijtë e pëlqimit me të dashurisë, por Adelajda ka kundërshtuar duke thënë se ajo dhe Bjordi ishin shumë larg në të konceptuarit e gjarëve. Ajo ka shtuar se Bjordi po përpiqet ta ndryshojë, por, në këtë moshë, vështirë që ajo të ndryshohet. Qetsori i ka thënë se ajo vet ka deklaruar se donte ta ndryshonte jetën dhe për këtë, momenti i duhur ishte tani.