Sori për Aidën : ka taktikë të poshtër

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

liritaaidamesida-big-brother-albania-219/03/09 10:35

Aida ka thënë se kur sheh dikë që sulmohet nga një banor tjetër, instiktivisht mundohet që ta mbrojë. Marrja në mbrojtje e të sulmuarve është sipas saj, arsyeja që e kanë nominuar sepse kanë dashur të heqin qafe një person që mbron ata të cilët të tjerët, duan t’i sulmojnë. Ajo ka shprehur frikën se këtë jave do të dalë por, sipas Mesidës dhe Liritës, kjo nuk do të ndodhë. “Ti je tepër e fuqishme dhe nëse dikush duhet në lojë, ai është një person i fuqishëm” – i ka thënë Mesida. “Ka kush del në vend tënd!”- i ka thënë Lirita. Më pas Aida, Lirita dhe Mesida kanë diskutuar në lidhje me Qetsorin dhe taktikat e tij. Lirita ka thënë se taktika e tij ishte e ndyrë, e poshtër. Po ashtu ka thënë edhe Aida madje, sipas saj, ai po e çonte lojën në një nivel shumë të ulët, ndërsa Mesida ka thënë se publikut mund t’i pëlqejë kjo gjë.