Stërvitja – Big Brother Albania 2

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

banoret-gjatw-stervitjes-big-brother-albania-217/03/09 08:55

Banorët, pasi janë vënë të gjithë në rresht, kanë dalë nga shtëpia në oborr, me hap ushtarak. Ata janë mbledhur në këndin e flamurit, ku Dritani i ka vënë në rresht, sipas gjatësisë. Dritani ka thënë se rreshtimi duhet të ishte gjithmonë i tillë, nga më i gjati, tek më i shkurtri. E fundit e rreshtit ka qenë Adelajda, e cila u duk e pakënaqur që kishte rezultuar më e shkurtra. Përpara se të ngrihej flamuri, Dritani u ka thënë se do t’u mësonte disa gjëra, që ata nuk do të kishin rast tjetër në jetë për t’i mësuar, siç ishin pozicionet”eja në rradhë”, “gatitu”, “qetësohu”, etj. Më pas, nga Adi, nën shoqërimin e tingjuve të trompetës, është ngritur flamuri. Pas kësaj, banorët kanë vazhduar stërvitjen, deri në rënien e sirenës, që shënonte përfundimin e saj.