Strategjia e nominimeve

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-nominimet-big-brother-albania-217/03/09 11:40

Me Sorin dhe Bikën bashkohen edhe Dritani, Adela dhe Aida dhe ata vazhdojnë të bisedojnë se si duhet të përballen me nominimet. Sori thotë se të nominuarit duhet të ndryshojnë e nuk duhet të jenë gjithmonë të njëjtët, pasi ka nga ata që nuk e kanë provuar asnjëherë. Ai thotë se nuk duhet të kesh frikë nga nominimet sepse mbi të gjitha, është edhe një provë, nëse nuk të duan nuk ke pse të rrish kot. Bika i thotë se ka nga ata që dalin që me herën e parë por, kjo nuk do të thotë se publiku nuk i do, pasi kjo varet dhe se me cilët je në nominim. Edhe të tjerët janë dakord. Ata sjellin ndërmend Pavlinin i cili doli pasi ishte kundër dy personazheve të fortë. Sori thotë se nuk duhet të vihen përballë vetëm personazhe të “fortë” pasi ata do të eleminoheshin një nga një. Adela mendon se në fillim duhet të dalin banorët e “dobët” e në fund ata të “fortët”. Sori thotë se edhe dy banorë të “dobët” nuk mund të vihen përballë sepse ai që del i fitur, kthehet në një bamnor të “fortë”. Idealja sipas tyre është që të vihen përballë të “fortët” kundrejt të “dobtëve”. Aida mendon se nuk mund t’i përcaktojnë banorët si të fortë e të dobët por, ata e kundërshtojnë sepse kjo duket nga loja që bën dhe nga ajo që jep në shtëpi. Sipas Aidës, arsyet e nominimeve mund të nisen nga ndjenjat, afrimiteti apo edhe frika që të shkakton një banor për lojën. Të gjithë banorët mendojnë se loja sa vjen e po forcohet dhe shpejt do përballen me njeri-tjetrin.