Tani: Në fillim Mozën e mora inat

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

banoret-bisede-big-brother-albania-218/03/09 16:39

Banorët ndërsa presin që dreka të bëhet gati, diskutojnë me njëri-tjetrin. Mimoza u tregon për ditën e parë kur hyri në shtëpi,për përshtypjet që krijoi. Ajo thotë:-“Kur kam parë Zhuljetën mu duk shumë serioze,ndërsa Adela mu duk shumë e bukur!” Republika i ndërhyn dhe i thotë që asaj Adela në fillim i dukej llafazane por me kalimin e kohës ndryshoi mendim. Mimoza i pyet për përshtypjen që i kishte krijuar ajo tek banorët. Republika i thotë me shaka që ajo në fillim mendoi që Moza mund të ishte e urtë por që i doli ndryshe. Dritani i thotë:-“Në fillim të mora inat!” Mimoza habitet dhe e pyet për arsyen. Ai i thotë që arsyeja ishte se ajo nuk i fliste asnjërit prej banorëve. Republika i thotë që Qetsori në fillim i dukej shumë mëndjemadh. Banorët vazhdojnë bisedën duke kujtuar momente të ditëve të para në Big Brother.

1