Ulqin: Programi edukativ mbi Integrimet Evropiane

March 19, 2009   | Shoqëria / Društvo

evropa-per-te-gjithe-_horizonti-i-ri_ulqinOrganizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri”, e mbështetur nga Fondacioni  Instituti për Shoqëri të Hapur (Zyra në Mal të Zi), për herë të parë në Ulqin organizon Programin edukativ për Integrimet Evropiane.
Programi edukativ për Integrimet Evropiane është formë e edukimit joformal i cili ofron një mundësi të veçantë për arsimim mbi historikun, idenë, kornizën institucionale të Bashkimit Evropian si dhe procesin aktual të integrimit në BE, nëpër të cilin po kalon Mali i Zi.
Ky program u dedikohet nxënësve të shkollave të mesme të Ulqinit që kanë ishprehur nteresim për zhvillimin e njohurive mbi Bashkimin Evropian dhe çështjeve që kanë të bëjnë me Integrimet Evropiane.
Programi do të zgjas dy muaj dhe është i organizuar në disa grupe temash, ku përveç ligjërimit nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë edhe shumë shkathtësi tjera, siç është puna në grup, teknikat e komunikimit, prezantimit, diskutimi interaktiv, etj)
Ligjërues të këtij programi janë ekspertë vendor në fushën e studimeve evropiane.
Në një atmosferë solemne dhe në mënyrë simbolike, fillimin e këtij Programi edukativ e shpalli të hapur Kryetari i komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga, i clili të gjithë pjesmarrësve në këtë projekt iu uroj suksese dhe eksperienca pozitive në fushën e integrimeve evropiane.

HORIZONTI I RI

4