Adela dhe Tani : Mirë me vjehrrën, mirë me burrin!

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

diskutimi-tani-adela-big-brother-albania-220/03/09 11:30

“Mirë me vjehrrën, mirë me burrin!”. Kështu i ka thënë Adelajda Dritanit dhe ky i fundit i ka kërkuar t’i shpjegojë përse e kishte patur fjalën. Ajo i ka thën se ai po mundohej ta mbante mirë me të gjithë. Ajo ka shtuar se kur ajo bën fjalë me dikë, nuk shkon më pas t’i ulet afër, ndërsa ai po dhe asaj nuk i pëlqente kjo gjë sepse do të thoshte që ai jo vetëm po bënte lojë, por po bënte lojë të pisët. Ajo i ka përmendur një rast të ndodhur ditë më parë, kur ajo e kishte dëgjuar të debatonte fort me Aidën dhe më pas, kishte parë që ai i kishte kërkuar asaj të vinte e të ulej afër tij. Kjo gjë për Adelajden, ishte servilizëm. Dritani i ka shpjeguar se Aida i kishte kërkuar të njëjtën gjë që ajo po i kërkonte tani, pozicionim nga ana e tij, në krah të saj dhe ai i kishte thënë asaj të njëjtën gjë që po i thoshte asaj tani, se debati mes Adelës dhe Aidës ishte mes atyre të dyjave dhe ai nuk mund të pozicionohej për një debat të tillë. Dritani e përcakton këtë debat si një debat personal dhe të pavlerë dhe mendon se ai nuk mund të pozicionohet në dicka që u kthye në një debat, ku ngjarjet vazhdojnë të rrjedhin si për inat. Ai shton se edhe nëse do të ishte në brendësi të kësaj ngjarjeje, sërish nuk do të pozicionohej pasi nuk i takon të marrë asnjë qëndrim. Dritani i sqaron Adelës se të gjitha bisedat që ka bërë me Aidën nuk kanë qënë për servilizëm. “Të dish t’i thuash tjetrit ato që ke për t’i thënë e ai mos të ketë fuqinë të të kundërshtojë, nuk është servilizëm”- përfundon Dritani.