Adela: Mos dukem frikacake?

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-big-brother-albania-220/03/09 17:50

Adelajda diskuton me Dritanin për rolin e kryefamiljarit. Disa nga banorët e shtëpisë duan që Adelajda të bëhet kryefamiljare që të gëzojë imunitet ,për arsye se shumë nga banorët kanë patur konflikte me të. Ajo e pyet Dritanin se si do vepronte në rastin e saj dhe i thotë:-“Mos dukem si frikacake?” Dritani i thotë që dhe ai po të ishte në vëndin e saj , do e deklaronte hapur që të bëhej kryefamiljarë. Banorët kanë vendosur që të zgjedhin Republikën si kryefamiljare. Adelajda i thotë:-“Duhet të flas me Bikën, por më vjen zor!” Dritani i thotë që nuk ka pse t`i vijë zor pasi është ajo vetë që duhet ta kërkojë këtë gjë, dhe jo ta presë nga të tjerët. Pas një bisede lidhur me ketë gjë Adelajda mendon që t`i thotë Adit që në spetakël mos ta zgjedhë si kryefamiljare, por më pas shton:-“Më duhet të mendohem!” Adelajda i thotë Dritanit që ajo nuk dëshiron që Aida të dalë nga shtëpia pasi sipas saj ajo i shton rëndësinë Adelajdës brenda në shtëpi.