Adela : Pse e ke nominuar Bjordin?

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajda-diskuton-me-tanin-big-brother-albania-220/03/09 11:20

Adelajda i ka thënë Dritanit se i bëhej qejfi që këtë javë ai kishte ardhur në “botën e shtëpisë”. “Pse? Të duket sikur nuk kam qenë?!” – i ka thënë ai. Adelajda ka vazhduar duke i thënë se përderisa ai kishte nominuar Bjordin, do të thoshte se nuk ishte. Ai e ka pyetur nëse atë e kishte prekur kjo gjë dhe ajo i ka thënë po. Pas kësaj ai e ka pyetur sërish nëse ishte prekur ajo që Bjordi kishte nominuar atë (Dritanin). Ajo nuk i ka kthyer përgjigje për këtë por ka insistuar të dijë arsyen e Dritanit për nominimin e Bjordit, pasi arsyen e Bjordit e dinte dhe mund t’ia thoshte edhe atij. Dritani i ka thënë se nuk donte t’i dinte arsyet e Bjordit, por e tij kishte qenë se mendonte që Bjordi nuk do të rrezikohej nga nominimi i tij. “Po pse, pak emra kishe ti- i ka thënë Adelajda, – që gjete emrin e tij? Këtu në shtëpi ke plot emra, me arsye të vërteta, që mund t’i thuash, sepse i bën mirë shtëpisë dhe vetes!”. Dritani i ka thënë se nominimet që ai bën, janë puna e tij. “Faleminderit që ma the, se nuk e dija!”- i ka thënë ajo me ironi. “Nëse do të flasim, flasim, – i ka thënë Dritani, – por ironi mos përdor! Pastaj, këto janë biseda që unë i kam bërë me Bjordin, ti çfarë kërkon?!”.

1