Adelajda : Nuk pozoj për kalendar!

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelabjordi-big-brother-albania-216/03/09 11:30

Të gjithë banorët kishin dalë në verandën e shtëpisë për të bërë banjo dieli, dikush me rroba banje e dikush jo. Ndërsa rrinin pranë njëri-tjetrit, Adelajda, vazhdimisht i thoshte Bjordit që të mos rrinte pa bluze, të mos i ngrinte këmbët e pantallonave, veprim të cilin ai e bënte për të marrë sa më shumë rreze dielli. Ai i ka thënë se nuk mund të rrinte me bluzë apo pantallona të gjata, në diell, vetëm sepse kishte turp ajo. “Po sikur ty të të thoshin të bëje një kalendar?- e ka pyetur ai Adelajden. Ajo i ka thënë në mënyrë kategorikisht të prerë se nuk do ta bënte kurrë, as për 100 mijë euro, shifër kjo e shtruar në diskutim nga Bjordi. “Rri ti rri, debile!”. Adelajda i ka thënë se mbase ishte dhe debile, por i pëlqente kështu. Ajo ka thënë se nuk do ta kishte bërë kurrë, as nudo, as me rroba banje, sepse nuk e imagjinonte dot veten që ta shihnin të gjithë apo ta varnin në muret e shtëpive, edhe kundjrejt shifrës më të madhe të mundshme. Bjordi ka insistuar të dinte për cfarë arsyeje ajo nuk e pranonte dot këtë gjë dhe më në fund, pas këmbënguljes e më pas indiferencës së tij për të dëgjuar përgjigjen e saj ajo ka thënë “Feja!”.