Dritan : Nuk dua të flas për nominimet

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

dritani-per-nominimet-big-brother-albania-220/03/09 13:00

Bika pyet drejtëpërdrejtë Dritanin për një dyshim që i ka lindur në lidhje me faktin se pse ata të dy, deri më tani, nuk i ka nominuar njeri. Dritani i thotë se e ka menduar dhe ai këtë gjë dhe ka arritur në dy konkluzione: e para që ata që mund t’i nominojnë janë vetëm dy persona dhe e dyta është se mund t’i duken të frikshëm ose si pengesë e fortë. Ai i kujton Bikës se të tjerët, nuk e kanë marrë ndonjëherë mundimin që t’i ngacmojnë përvec Arjonit në fillim me të por, që tani nuk po e bën më ose edhe nëse e nis, e lë me aq dhe ai mendon se kjo mund të vijë si rezultat i përpunimit që Sori mund t’u ketë bërë. Bika e vazhdon bisedën për nominimet duke thënë se ka vendosur që këtë javë të nominojë Adin. Dritani ia pret që në fillim bisedën duke i thënë se këto janë mendime personale dhe nuk kanë pse t’i diskutojnë me të tjerët, se në të kundërt do të bëhen njësoj me Sorin që i ka shprehur hapur dhe i ka induktuar mendimet e tija tek të tjerët. Ai e shikon këtë lloj bisede si dicka të pandershme dhe si lojë të pisët kundrejt të tjerëve sepse mbi të gjitha, ata janë konkurentë me njeri-tjetrin dhe e bukura e lojës është kur i thua në momentin e duhur. Dritani mendon se ata që këto biseda i bëjnë mes tyre, nesër mund t’i përdorin kundër dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë. Ai tregon se deri tani i kanë kërkuar që të pozicionohet por, nëse më vonë i kërkojnë që t’i bëjë aleatë për nominimet, atëherë ai do t’u kundërvihet. Gjithashtu, ai mendon se nëse dikë e ka nominuar me një arsye aspak të fortë si përshembull mosbërja e punëve të shtëpisë, nuk do ta nominojë më dhe këtu ka parasysh Mozën dhe Bjordin i cili u përfshi në një debat të tillë pak ditë më parë nga Sori për arsye tendencioze, që ai të dilte keq e më pas ta nominonin. “Të përpiqesh të manipulosh dhe orientosh të tjerët, është e ndyrë”- thotë Dritani.

5