Dritani: Dua të pres akoma

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

dritanipozic20/03/09 11:40

E gjithë biseda mes Adelës dhe Dritanit bëhet për të kuptuar ajo se cfarë ane do të mbajë ai në të ardhmen. Ajo i thotë se e ka kuptuar pak a shumë por, do që ai t’ia përforcojë. Dritani i thotë se asgjë nuk mund të quhet e sigurt në këtë shtëpi. Ai i tregon asaj se ende nuk ka gjetur momentin e përshtatshëm për t’u pozicionuar, pasi për fat të keq apo të mirë, deri tani nuk ka gjetur asnjë arsye me vend. Sipas tij, debati për punët e shtëpisë, nuk është për të. Dritani thotë se është një vëzhgues i mirë dhe se cfarë ka brenda apo ato që do të nxjerrë e tregojë i di vetëm ai, por arsye të vërteta për t’u pozicionuar nuk po gjen. Ai tregon se i ka bërë llogaritë dhe vecse po pret disa persona që të vijnë e të flasin me të, duke e ditur mirë se cfarë do t’i thonë, e më pas të pozicionohet vërtetë, pasi kjo është arsyeja e pritjes së tij.