Mesida dhe Arjoni : Nuk më dukesh i rrezikshëm

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mesida-dhe-arjoni-big-brother-albania-2Mesida:“Nuk më dukesh i rrezikshëm!”
20/03/09 16:59

Mesida i kërkon Arjonit që të bisedojnë bashkë. Ato fillojnë flasin për përgatitjen e valixhes të rrobave. Mesida i thotë që Mimoza do e ndihmojë në palosjen e tyre. Arjoni ia kthen me batutë:-“Moza do përcjellë njerëzit ketu! Do ja palosin dhe asaj një ditë mos ki merak. Ishalla ja palos unë!” Ai vazhdon duke thënë që në shtëpi e kanë klasifikuar si një djalë të rrezikshëm. Mesida i thotë:-“E shikon se sa të rrezikshëm të shikoj unë ty! Mua nuk më dukesh .” Biseda kalon tek votimet. Arjoni i thotë që asgjë nuk është e sigurt se kush del, pasi dhe kur ishte Zhuljeta në nominim nuk e mendonte që mund të dilte ajo. Mesida i thotë:-“Unë isha e bindur që do dilte ajo, dhe e prisja!” Sipas saj Zhuljeta e manipulonte Arjonin. Ai i thotë:-Nuk e ndjej veten aq badalla sa të manipulohem nga dikush!” Zhuljeta ishte një person që në një moment konfliktohej me një person, në një moment tjetër i fliste këtij personi, dhe kjo gjë nuk ishte normale sipas Mesidës. Zhuljeta nuk duronte të humbte në lojrat që bëheshin në shtëpi dhe thotë:-“Kur bënte ashtu për një lojë të vogël, po në lojën e madhe cfarë do bëj pasi dhe cmimi është shumë i madh 70mijë euro?” Biseda e tyre kalon në lojën që bëjnë banorët brenda në shtëpi me krijimin e aleancave. Mesida thotë që është e nevojshme që të krijohen aleacat dhe mendon se disa persona kanë krijuar aleanca shumë të forta.