Tani: Bëhesh i bezdisshëm Qetsor!

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

leket-debat-big-brother-albania-220/03/09 18:57

Disa nga banorët i shprehin Qetsorit bezdinë që ju krijohet kur ai vazhdimisht përmend lekët. Qetsori i thotë që ai e thotë në formë humori, por se gjithësesi ajo ide ekziston dhe asnjë nuk ka pse ta mohoj. Republika i thotë:-“Të gjithë kemi hyrë me një qëllim, dhe nuk është nevoja që ti të thuash nga mëngjesi në darkë 70 mijë eurot. Thua që je më i sinqerti!” Qetsori ja kthen:-“Unë mendoj që të gjithë kanë ardhur për të marë lekët, dhe të gjithë mendojnë për këtë në lojë!” Republika i thotë që ajo nuk ka ardhur me këtë qëllim. Në debat futet dhe Adi i cili me shaka thotë që ai ka ardhur për lekët dhe për më tepër. Ai shton me batutë:-“A ka mundësi ta marr dhe shtëpinë !” Dritani i thotë Qetsorit:-“Mos i përmend më se bëhesh i bezdisshëm!”