Zysha na merr për budallenj

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

flasin-per-adelajden-big-brother-albania-220/03/09 09:55

Duke pastruar banjën, Aida është ankuar për Adelajden, që i nuk i hidhte asnjëherë pambuqet që pastronte sytë. Ajo ka thënë se Adela ishte e vetmja që i përdorte, kështu që s’kishte kush t’i linte tjetër veç saj. Aida i ka thënë Mesidës se “zysha” kujtonte se “të gjithë të zgjuarit kishin vdekur dhe e vetmja që kishte shpëtuar kishte qenë ajo”. Sipas saj, Adelajdes i duken gjithë të tjerët budallenj, ndryshe nuk do të sillej kështu. Mesida i ka thënë se ajo jetonte shumë larg realitetit. Sipas Aidës, sjellja e Adelajdes në përgjithësi, ndikohet nga vendi i izoluar, prej nga kishte ardhur. “Ka një shprehje, – ka thënë ajo, -Budallai i të zgjuarve apo i zgjuari i budallenjve dhe mesa duket asaj, aty ku është, i duket vetja shumë e zgjuar!”