Artistja e madhe, Tinka Kurti, rrëfen

March 21, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

tina-kurti1

“Emancipimi është i domosdoshëm. Puthjet janë gjëja më e bukur”

Aju ka bërë edhe ju k u re s h t a r e n j ë spektakël që i mbyll njerëzit në shtëpi dhe i përgjon me kamera 24 orë non stop?

Unë personalisht shikoj shumë pak televizion, pasi nuk i kushtoj shumë vëmendje. Pasionet e mia janë librat dhe muzika. Këtë lloj spektakli e kam parë edhe në televizione të huaja dhe “Big Brother” më duket një show me nivel njëlloj si ata.

A ju duken banorët të çlirët dhe të vërtetë ?

Cilido që del para kamerave, e humb pak nga vërtetësia e tij. Edhe sinqeriteti nuk është i njëllojtë. Ka pak lustrime.

Në një lojë të tillë duhet të aktrosh, a ju duken konkurrentët tanë aktorë të zotë? Sigurisht që jo të gjithë janë të aftë për të aktruar.

Ju si artiste si e shikoni shoqërinë shqiptare, a ju duket vërtetë e emancipuar?

Ka raste që ky emancipim e tejkalon masën. Emancipimi është i domosdoshëm, por çdo gjë duhet të respektojë kufijtë. Tejkalimet janë të tepruara kudo.

Ju a do të mendonit se në rininë tuaj do ta kishit pranuar ofertën për të hyrë në “Big Brother”?

Unë kam 60 vjet karrierë dhe kur kam nisur këtë punë kam qenë shumë e re. S’e besoj se do të pranoja të merrja pjesë në një “reality show”. Profesionin tim e adhuroj dhe nuk e ndërroj me asgjë në botë.

A do të kishit drojë për të dhënë para kamerave puthjen e parë?

Unë e kam dhënë një puthje para kamerave në vitin 1957. As atëherë e as sot nuk trembem për një puthje.

Ju jeni artistja e parë që keni puthur para kamerave të një filmi legjendarin Naim Frashëri, a mendoni se gjërat kanë ndryshuar. Guximi juaj a mund të krahasohet me vajzat e sotme, duke pasur parasysh kohën që ju e keni bërë atë veprim ?

Koha ka ecur, por unë që atëherë e kam jetuar me shumë normalitet puthjen në filmin “Tana”. Ishte kërkesë e regjisorit dhe unë veprova sipas skenarit. Ka ardhur gjithçka natyrshëm dhe nuk kam marrë asnjë lloj komenti negativ. Pavarësisht se skena e puthjes u hoq më vonë nga filmi. Atëherë kur e kam bërë nuk më është dukur ndonjë çudi apo guxim i madh.

Adelajde ka shkaktuar polemika në publik për puthjen që i dha një tjetër konkurrenti, Bjordit, si ju duket veprimi i këtyre dy të rinjve që u puthën?

Nëse duhen, pse jo? Le të puthen. Puthja është gjëja më e bukur.

Nga Olti Curri