Big Brother Albania 2 – DITA 42 – Permbledhje

March 21, 2009   | Big Brother 2 Albania - Shiko Live

Big Brother Albania 2 – DITA 42 – Permbledhje

http://www.dailymotion.com/video/x8qk9r http://www.dailymotion.com/video/x8qkcs

“Qetsori ka qene ushtar model!”.
20/03/09 09:00

Per shkak te motit te keq, banoret e shtepise se Big Brother kane bere nje stervitje te reduktuar ne disa ushtrime te thjeshta. Po ashtu, ne stervitje, nuk kane marre pjese disa banore “te plagosur” gjate heres se fundit te saj. Ata kane qene Bjordi, Mesida dhe Lirita, te cilet Dritani i ka perjashtuar nga stervitja. Kur sirena ka shenuar perfundimin e saj, komandant Dritani i ka rreshtuar serish banoret dhe i ka dhene secilit prej tyre, pershtypjet e tij, per diten e saotme. Ai ka vecuar Qetsorin per te cilin ka thene: “Qetsori ka qene ushtar model!”.

“Zysha na merr per budallenj!”
20/03/09 09:55

Duke pastruar banjen, Aida eshte ankuar per Adelajden, qe i nuk i hidhte asnjehere pambuqet qe pastronte syte. Ajo ka thene se Adela ishte e vetmja qe i perdorte, keshtu qe s’kishte kush t’i linte tjeter vec saj. Aida i ka thene Mesides se “zysha” kujtonte se “te gjithe te zgjuarit kishin vdekur dhe e vetmja qe kishte shpetuar kishte qene ajo”. Sipas saj, Adelajdes i duken gjithe te tjeret budallenj, ndryshe nuk do te sillej keshtu. Mesida i ka thene se ajo jetonte shume larg realitetit. Sipas Aides, sjellja e Adelajdes ne pergjithesi, ndikohet nga vendi i izoluar, prej nga kishte ardhur. “Ka nje shprehje, – ka thene ajo, -Budallai i te zgjuarve apo i zgjuari i budallenjve dhe mesa duket asaj, aty ku eshte, i duket vetja shume e zgjuar!”

“Menderisht jam cope-cope!”
20/03/09 10:10

Mesida e ka pyetur Qetsorin sesi ndjehej. Ai i ka thene se fizikisht ishte mire, por menderisht ishte “cope-cope”. Pyetjes tjeter te saj, nese kjo gjendje jo e mire e tij kishte lidhje me nominimin, ai i eshte pergjigjur se me shume se stres, ishte merak per familjen qe kishte jashte. “Kur je ne nominim, fillon mendon per ate qe ke jashte!”- ka thene Mesida.

Pse e ke nominuar Bjordin?
20/03/09 11:20

Adelajda i ka thene Dritanit se i behej qejfi qe kete jave ai kishte ardhur ne “boten e shtepise”. “Pse? Te duket sikur nuk kam qene?!” – i ka thene ai. Adelajda ka vazhduar duke i thene se perderisa ai kishte nominuar Bjordin, do te thoshte se nuk ishte. Ai e ka pyetur nese ate e kishte prekur kjo gje dhe ajo i ka thene po. Pas kesaj ai e ka pyetur serish nese ishte prekur ajo qe Bjordi kishte nominuar ate (Dritanin). Ajo nuk i ka kthyer pergjigje per kete por ka insistuar te dije arsyen e Dritanit per nominimin e Bjordit, pasi arsyen e Bjordit e dinte dhe mund t’ia thoshte edhe atij. Dritani i ka thene se nuk donte t’i dinte arsyet e Bjordit, por e tij kishte qene se mendonte qe Bjordi nuk do te rrezikohej nga nominimi i tij. “Po pse, pak emra kishe ti- i ka thene Adelajda, – qe gjete emrin e tij? Ketu ne shtepi ke plot emra, me arsye te verteta, qe mund t’i thuash, sepse i ben mire shtepise dhe vetes!”. Dritani i ka thene se nominimet qe ai ben, jane puna e tij. “Faleminderit qe ma the, se nuk e dija!”- i ka thene ajo me ironi. “Nese do te flasim, flasim, – i ka thene Dritani, – por ironi mos perdor! Pastaj, keto jane biseda qe une i kam bere me Bjordin, ti cfare kerkon?!”.

“Nominimi nuk eshte konsultim!”
20/03/09 11:20

Diskutimi mes Adelajdes ka vazhduar edhe me tej. Ajo i ka thene Dritanit se sipas saj ishte fallsitet qe te nom inoje dike, me arsyen se ai nuk rrezikonte dhe te mos nominoje ata qe e meritonin vertet. Dritani e ka pyetur se nga cili kendveshtrim nisej, kur percaktonte se kush e meritonte e kush jo, pasi secili ka kendveshtrimin e vet dhe ata qe per zyshen e meritojne te nominohen, per ate mund te mos e meritojne. Me pas, kur ai i kathene se dy personat qe ai nuk do t’i nominonte kurre ishin ajo dhe Republika, ajo u duk te zbutej. “Nominim nuk eshte ceshtje konsultimi, nominimi eshte sic e mendon ti vet!”

“Mire me vjehrren, mire me burrin!”
20/03/09 11:30

“Mire me vjehrren, mire me burrin!”. Keshtu i ka thene Adelajda Dritanit dhe ky i fundit i ka kerkuar t’i shpjegoje perse e kishte patur fjalen. Ajo i ka then se ai po mundohej ta mbante mire me te gjithe. Ajo ka shtuar se kur ajo ben fjale me dike, nuk shkon me pas t’i ulet afer, ndersa ai po dhe asaj nuk i pelqente kjo gje sepse do te thoshte qe ai jo vetem po bente loje, por po bente loje te piset. Ajo i ka permendur nje rast te ndodhur dite me pare, kur ajo e kishte degjuar te debatonte fort me Aiden dhe me pas, kishte pare qe ai i kishte kerkuar asaj te vinte e te ulej afer tij. Kjo gje per Adelajden, ishte servilizem. Dritani i ka shpjeguar se Aida i kishte kerkuar te njejten gje qe ajo po i kerkonte tani, pozicionim nga ana e tij, ne krah te saj dhe ai i kishte thene asaj te njejten gje qe po i thoshte asaj tani, se debati mes Adeles dhe Aides ishte mes atyre te dyjave dhe ai nuk mund te pozicionohej per nje debat te tille. Dritani e percakton kete debat si nje debat personal dhe te pavlere dhe mendon se ai nuk mund te pozicionohet ne dicka qe u kthye ne nje debat, ku ngjarjet vazhdojne te rrjedhin si per inat. Ai shton se edhe nese do te ishte ne brendesi te kesaj ngjarjeje, serish nuk do te pozicionohej pasi nuk i takon te marre asnje qendrim. Dritani i sqaron Adeles se te gjitha bisedat qe ka bere me Aiden nuk kane qene per servilizem. “Te dish t’i thuash tjetrit ato qe ke per t’i thene e ai mos te kete fuqine te te kundershtoje, nuk eshte servilizem”- perfundon Dritani.

Dritani: “Dua te pres akoma”
20/03/09 11:40

E gjithe biseda mes Adeles dhe Dritanit behet per te kuptuar ajo se cfare ane do te mbaje ai ne te ardhmen. Ajo i thote se e ka kuptuar pak a shume por, do qe ai t’ia perforcoje. Dritani i thote se asgje nuk mund te quhet e sigurt ne kete shtepi. Ai i tregon asaj se ende nuk ka gjetur momentin e pershtatshem per t’u pozicionuar, pasi per fat te keq apo te mire, deri tani nuk ka gjetur asnje arsye me vend. Sipas tij, debati per punet e shtepise, nuk eshte per te. Dritani thote se eshte nje vezhgues i mire dhe se cfare ka brenda apo ato qe do te nxjerre e tregoje i di vetem ai, por arsye te verteta per t’u pozicionuar nuk po gjen. Ai tregon se i ka bere llogarite dhe vecse po pret disa persona qe te vijne e te flasin me te, duke e ditur mire se cfare do t’i thone, e me pas te pozicionohet vertete, pasi kjo eshte arsyeja e pritjes se tij.

Roli i kryefamiljarit
20/03/09 12:50

Republika dhe Dritani bisedojne per rolin e kryefamiljarit dhe se cili do ta marre kete jave. Dritani i kerkon asaj qe kete jave, Adi t’ia kaloje Adeles dhe si ajo, edhe te tjeret te jene dakord. Bika i pergjigjet se nuk deshiron qe ajo te behet kryefamiljare, pasi qe ne momentin e pare ajo do te jete e sulmuar nga te tjeret. Dritani diskuton me te se te gjithe ata qe nuk e kane provuar, duhet ta marrin njehere kete rol. Per Biken, ata qe e kane merituar kane qene vetem ai dhe Sori, kurse Adi ishte kot. Ajo shton se as sot, as neser nuk e do Adelen ne ate rol. Dritani i thote se fjala e fundit i takon asaj (Bikes) sepse deri pak me pare, ajo ishte caktuar nga vete banoret per kete detyre por, gjithsesi, vihet ne dyshim per fjalet qe ajo thote. Bika e sqaron se po i thote keto fjale vetem per ta mbrojtur Adelen sepse ajo do te jete me e sulmuar nga cfare eshte deri tani. Dritani mendon se ajo duhet ta provoje. Ai i thote se fakti qe Adela do te sulmohet eshte e vertete, por i pelqen edhe fakti tjeter se ajo do perballet me kundershtaret dhe kjo mund te jete dicka pozitive per lojen e tyre. Dritani mendon se dhe keshtu si po rrine ata, nuk mund te vazhdohet me. Ai mendon se detyra e kryefamiljarit eshte vertete e vogel, por keshtu del ne pah individi dhe pak rendesi ka nese ka te drejten e nominimit ose jo. Dritani tregon se te dyja vajzat i kane kerkuar qe te pozicionohet dhe se ai anon me shume nga Adela. Bika bie dakord, por serish mendon se ndoshta te tjeret nuk do te pranojne ,sidomos Aida. Dritani i thote se e drejta per ta vendosur i takon kryefamiljarit qe eshte. Bika jep idene qe kjo te mos diskutohet me me pjestaret e tjere te shtepise sepse mund te krijoje debate te tjera dhe ta lene surprize per momentin qe do pyese Arbana. Dritani thote se si do qe te ndodhe, ata qe e duan kete gje jane me te shumte ne numer se ata qe nuk e duan.

“Nuk dua te flas per nominimet”
20/03/09 13:00

Bika pyet drejteperdrejte Dritanin per nje dyshim qe i ka lindur ne lidhje me faktin se pse ata te dy, deri me tani, nuk i ka nominuar njeri. Dritani i thote se e ka menduar dhe ai kete gje dhe ka arritur ne dy konkluzione: e para qe ata qe mund t’i nominojne jane vetem dy persona dhe e dyta eshte se mund t’i duken te frikshem ose si pengese e forte. Ai i kujton Bikes se te tjeret, nuk e kane marre ndonjehere mundimin qe t’i ngacmojne pervec Arjonit ne fillim me te por, qe tani nuk po e ben me ose edhe nese e nis, e le me aq dhe ai mendon se kjo mund te vije si rezultat i perpunimit qe Sori mund t’u kete bere. Bika e vazhdon biseden per nominimet duke thene se ka vendosur qe kete jave te nominoje Adin. Dritani ia pret qe ne fillim biseden duke i thene se keto jane mendime personale dhe nuk kane pse t’i diskutojne me te tjeret, se ne te kundert do te behen njesoj me Sorin qe i ka shprehur hapur dhe i ka induktuar mendimet e tija tek te tjeret. Ai e shikon kete lloj bisede si dicka te pandershme dhe si loje te piset kundrejt te tjereve sepse mbi te gjitha, ata jane konkurente me njeri-tjetrin dhe e bukura e lojes eshte kur i thua ne momentin e duhur. Dritani mendon se ata qe keto biseda i bejne mes tyre, neser mund t’i perdorin kunder dhe kjo nuk eshte aspak gje e mire. Ai tregon se deri tani i kane kerkuar qe te pozicionohet por, nese me vone i kerkojne qe t’i beje aleate per nominimet, atehere ai do t’u kundervihet. Gjithashtu, ai mendon se nese dike e ka nominuar me nje arsye aspak te forte si pershembull mosberja e puneve te shtepise, nuk do ta nominoje me dhe ketu ka parasysh Mozen dhe Bjordin i cili u perfshi ne nje debat te tille pak dite me pare nga Sori per arsye tendencioze, qe ai te dilte keq e me pas ta nominonin. “Te perpiqesh te manipulosh dhe orientosh te tjeret, eshte e ndyre”- thote Dritani.

“Java tjeter do te jete e forte”
20/03/09 13:20

Arjoni dhe Adela diskutojne se cilet mund te dalin ne nominim kete jave. Adela thote se per veten eshte e sigurt qe do te dale sepse nese Aida dhe Mesida nuk dalin, atehere tre nominime i ka nga ato. Ajo thote se ata qe do te nominojne ate, do te nominojne edhe Bjordin. Githashtu mendon se edhe Moza mund te jete kete jave, ky mendim i vjen nga ato qe ka degjuar nga te tjeret. Arjoni mendon se edhe ai, nese nuk del, ka shume mundesi qe te jete dhe te tjeret do te jene Moza, Adi ndersa per Bjordin nuk eshte shume i sigurt. Ai thote se kete jave, nominimet jane te forta ndersa Adela mendon se do te jete java tjeter, pasi per kete jave mendon se do te dale Mesida. 

“Bej gabim qe e nominoj e ia them”
20/03/09 13:30

Bika mendon se ka bere gabim qe u ka thene te tjereve se i ka nominuar dhe kerkon nga Dritani nje mendim se si e vlereson ai kete veprim te sajin. Dritani mendon se nuk ka bere as gabim e as mire sepse kjo eshte dicka qe e ben ashtu si e ndjen. Ai tregon se vete nuk ia ka thene askujt por, ka vleresuar Bjordin kur ia ka treguar se e kishte nominuar. Sipas tij, nese do ia thoshte dukujt, ai do ishte nje person te cilin e konsideron te forte e aktiv por, kjo mund te sjelle pasoja sepse ai nuk do sillej me ashtu si do sillej me pare dhe do t’i kerkonte arsye te cilat do ishte i detyruar t’ia jepte. Ai shton se ka nga ata qe e presin mire kete fakt ashtu sic ka dhe nga ata qe e presin keq por, publiku eshte ai qe i sheh me mire keto situata. Dritani mendon se nese nuk ta thone, pse duhet t’ua thote. Bika ndjehet perseri ne dileme ne lidhje me veprimin e saj.

“Kemi rruge per te bere”
20/03/09 15:50

Sori, Adi dhe Arjoni bisedojne me njeri-tjtrin per nominimet por, duke mos folur hapur por duke folur me simbole. Ata e simbolizojne nominimin me rruget qe mund te pershkojne, kurse banoret i personifikojne me emrat e qyteteve nga te cilat vijne. Sori mendon se nese ben nje rruge per ne Dukat, vendi nga ai vjen, do qe ne makine te kete edhe nje mik nga Gjakova. Adi i thote se nuk ka ndermend te beje rruge deri ne Dukat. Sori e fton Adin qe te bejne ndonje rruge ne Gjirokaster. Arjoni thote se nga rruga e Durresit nuk ia vlen te kalosh pasi ka shume trafik dhe Qetsori e mbeshtet kete ide. Sori vazhdon te thote se ne nje makine qe mban kater persona, duhet qe nje te qendroje para e tre te tjeret mbrapa por, duke qene miq mes tyre qe askush te mos vritet. Adi pyet Sorin se sa te rrezikuar e ndjen veten dhe ai i pergjigjet se luan duke mos e menduar veten si te tille. Ai thote se javen e kaluar ka bere gabim qe nuk mendoi edhe per kete jave, ndersa tani e ka marre situaten nen kontroll.

Mesida:“Nuk me dukesh i rrezikshem!”
20/03/09 16:59

Mesida i kerkon Arjonit qe te bisedojne bashke. Ato fillojne flasin per pergatitjen e valixhes te rrobave. Mesida i thote qe Mimoza do e ndihmoje ne palosjen e tyre. Arjoni ia kthen me batute:-“Moza do percjelle njerezit ketu! Do ja palosin dhe asaj nje dite mos ki merak. Ishalla ja palos une!” Ai vazhdon duke thene qe ne shtepi e kane klasifikuar si nje djale te rrezikshem. Mesida i thote:-“E shikon se sa te rrezikshem te shikoj une ty! Mua nuk me dukesh .” Biseda kalon tek votimet. Arjoni i thote qe asgje nuk eshte e sigurt se kush del, pasi dhe kur ishte Zhuljeta ne nominim nuk e mendonte qe mund te dilte ajo. Mesida i thote:-“Une isha e bindur qe do dilte ajo, dhe e prisja!” Sipas saj Zhuljeta e manipulonte Arjonin. Ai i thote:-Nuk e ndjej veten aq badalla sa te manipulohem nga dikush!” Zhuljeta ishte nje person qe ne nje moment konfliktohej me nje person, ne nje moment tjeter i fliste ketij personi, dhe kjo gje nuk ishte normale sipas Mesides. Zhuljeta nuk duronte te humbte ne lojrat qe beheshin ne shtepi dhe thote:-“Kur bente ashtu per nje loje te vogel, po ne lojen e madhe cfare do bej pasi dhe cmimi eshte shume i madh 70mije euro?” Biseda e tyre kalon ne lojen qe bejne banoret brenda ne shtepi me krijimin e aleancave. Mesida thote qe eshte e nevojshme qe te krijohen aleacat dhe mendon se disa persona kane krijuar aleanca shume te forta.

Adela:“Mos dukem frikacake?”
20/03/09 17:50

Adelajda diskuton me Dritanin per rolin e kryefamiljarit. Disa nga banoret e shtepise duan qe Adelajda te behet kryefamiljare qe te gezoje imunitet ,per arsye se shume nga banoret kane patur konflikte me te. Ajo e pyet Dritanin se si do vepronte ne rastin e saj dhe i thote:-“Mos dukem si frikacake?” Dritani i thote qe dhe ai po te ishte ne vendin e saj , do e deklaronte hapur qe te behej kryefamiljare. Banoret kane vendosur qe te zgjedhin Republiken si kryefamiljare. Adelajda i thote:-“Duhet te flas me Biken, por me vjen zor!” Dritani i thote qe nuk ka pse t`i vije zor pasi eshte ajo vete qe duhet ta kerkoje kete gje, dhe jo ta prese nga te tjeret. Pas nje bisede lidhur me kete gje Adelajda mendon qe t`i thote Adit qe ne spetakel mos ta zgjedhe si kryefamiljare, por me pas shton:-“Me duhet te mendohem!” Adelajda i thote Dritanit qe ajo nuk deshiron qe Aida te dale nga shtepia pasi sipas saj ajo i shton rendesine Adelajdes brenda ne shtepi.

Tani: “Behesh i bezdisshem Qetsor!”
20/03/09 18:57

Disa nga banoret i shprehin Qetsorit bezdine qe ju krijohet kur ai vazhdimisht permend leket. Qetsori i thote qe ai e thote ne forme humori, por se gjithesesi ajo ide ekziston dhe asnje nuk ka pse ta mohoj. Republika i thote:-“Te gjithe kemi hyre me nje qellim, dhe nuk eshte nevoja qe ti te thuash nga mengjesi ne darke 70 mije eurot. Thua qe je me i sinqerti!” Qetsori ja kthen:-“Une mendoj qe te gjithe kane ardhur per te mare leket, dhe te gjithe mendojne per kete ne loje!” Republika i thote qe ajo nuk ka ardhur me kete qellim. Ne debat futet dhe Adi i cili me shaka thote qe ai ka ardhur per leket dhe per me teper. Ai shton me batute:-“A ka mundesi ta marr dhe shtepine !” Dritani i thote Qetsorit:-“Mos i permend me se behesh i bezdisshem!”

Moza: “Aida urren Adelen!”
20/03/09 19:37

Mimoza dhe Lirita qendrojne ne kopesht dhe diskutojne per “lojen” e Aides. Mimoza thote:-“Aida po i fut te gjithe ne loje ,per te krijuar urrejtje per Adelajden!” Ajo e keshillon Liriten qe te mos krijoje urrejtje te kota, dhe ne nominim te nxjerre ato persona qe sillen keq. Per mendimin e Mimozes Lirita duhet vetem te degjoje ne momentin qe persona te tjere shajne. Mimoza i thote qe Aida i kishte thene:-“Pse rri ti me Adelen? Une i thashe qe nuk kam ndare grup!” Lirita i thote Mozes qe ajo nuk eshte ndikuar nga Aida pasi ajo qendron me Adelajden dhe Bjordin. Sipas tyre banoret ne shtepi i marrin gjerat me dopjo kuptim. Mimoza mundohet te sqaroje Liriten per disa keqkuptime mes saj dhe Adelajdes. Ajo shton qe Adelajda i kishte thene qe Aida dhe Mesida e kishin inat, por qe nuk kuptonte sjelljen e Lirites. Lirita i thote qe nuk ka asgje me Adelajden. Mimoza i thote qe mendonte qe Aida mund te kishte ndikuar tek ajo, dhe shton:-“Ajo e urren shume Adelen!”

Tani:“Jeni bere shume te bukur!”
20/03/09 20:43

Vellai i Madh ka vendosur qe pjese tjeter e proves te jene dhe njohurite e pergjithshme per historine e ushtrise. Me renien e gongut banoret u bene gati dhe per t`u pershtatur sa me shume lyen dhe fytyren me boje. Dritani ka per detyre qe tu tregoje gjerat kryesore dhe t`u bej pyetje banoreve. Ai fillimish i komplimenton banoret per maskimin dhe u thote:-“Jeni bere shume te bukur!” Ai diskuton per Naton, armatimet, per uniformat etj. Me te mbaruar prova Aida, Qetsori dhe Adi shkojne duke luajtur me njeri-tjetrin ne balte. Edhe pse jashte binte shi Qetsori dhe Adi nuk hoqen dore nga stervitja duke bere disa prej tyre ushtrimeve.

“Sa respektoj babin, s`respektoj veten”
20/03/09 21:41

Bjordit i ka ardhur nje leter nga babai i tij. Ai preferon qe letren ta lexoje me Adelajden, pasi ai nuk kupton shume fjale ne Shqip. Te dy preken shume nga letra. Ajo mundohet t`i tregoje Bjordit se cfare do te thote te kesh nje baba prane. Sipas saj letra ishte shume e bukur, dhe te linte te kuptoje qe ai e donte fort Bjordin. Ajo vazhdon duke i thene qe per nje person, figura qe ka me respekt, eshte babai. Ajo shton:-“Babai eshte nje figure qe nuk mund ta zevendesoj asnje! Kur ta njohesh do e provosh kete qe po te them. Une kam respekt per shume persona ne kete bote por sa respektoj babin tim, nuk respektoj as veten time!” Lajmin per letren e Bjordit ajo ja thote dhe banoreve te tjere duke shtuar:-“M`u be shume qejfi per Bjordin!”

“Veset e keqija e degradojne njeriun” 
20/03/09 23:32

Banoret diskutojne rreth veseve sic jane kumari, llotarite apo bastet te cilat shume njerez i frekuentojne. Ne pergjithesi, ata ndajne mendimin se keto jane vese te keqija dhe ata njerez qe luajne me to i shkaktojne vuajtje dhe shqetesime si vetes, ashtu edhe te afermve. Adelajda tregon se e ka perjetuar nga afer nje situate te tille dhe eshte ndjere shume keq. Ajo thote se kjo arrin ta degradoje nje njeri dhe ajo nuk mund te kete me respekt per te. Adi mendon se njerezit, duke mos patur para te mjaftueshme, do te gjejne menyra te tjera per t’i fituar ato dhe nje menyre eshte mashtrimi.

1