Lorik Cana tani provon edhe në fushën e modës

March 21, 2009   | Lajmet / Vijesti

lorik-cana-top-model-ne-francFutbollisti i Kombëtares shqiptare dhe kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana shpreson që në të ardhmen të provojë një karrierë të re në botën e modës. Mesfushori shqiptar është aktualisht imazh i firmës belge “Bikembergs”, por dëshiron të punojë me shtëpinë e modës Marite dhe Fransua Zhirbo, pasi adhuron punët e tyre. Megjithatë, Cana nuk ka ndërmend t’i përkushtohet rregullisht këtij profesioni, edhe pse është ftuar në Milano për të marrë pjesë në një sfilatë.

Lorik Cana është futbollisti i katërt më i paguar në Olympique Marseille. Këtë statistikë e ka nxjerrë e përditshmja franceze “Le Parisien”, e cila ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në kampionatin francez, respektivisht të 5 futbollistëve më të paguar të çdo klubi. Sipas kësaj të përditshmeje, mesfushori kosovar merr 189 mijë euro në muaj, ndërsa paga vjetore i bie mbi 2 milionë euro.

Ndërkohë që për Canën janë interesuar edhe drejtuesit e Hamburgut, të cilët kanë përgatitur një ofertë prej 15 milionë eurosh për ta transferuar mesfushorin kosovar Lorik Cana. Sipas mediave franceze, përkundër ofertës së majme, Marseja nuk do ta lëshojë simbolin e ekipit nga Velodrome. Lorik Cana e fsheh në pëllëmbë bukurinë e tij. Cana, 25- vjeçari shqiptar përballet me një bukuri të hatashme, një trup prej 1m 86 cm dhe peshë prej 86 kg.

YouTube Preview Image