Mimoza: Aida urren Adelën!

March 21, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

moza-per-aiden-big-brother-albania20/03/09 19:37

Mimoza dhe Lirita qëndrojnë në kopësht dhe diskutojnë për “lojën” e Aidës. Mimoza thotë:-“Aida po i fut të gjithë në lojë ,për të krijuar urrejtje për Adeladjdën!” Ajo e këshillon Liritën që të mos krijojë urrejtje të kota, dhe në nominim të nxjerrë ato persona që sillen keq. Për mendimin e Mimozës Lirita duhet vetëm të dëgjojë në momentin që persona të tjerë shajnë. Mimoza i thotë që Aida i kishte thënë:-“Pse rri ti me Adelën? Unë i thashë që nuk kam ndarë grup!” Lirita i thotë Mozës që ajo nuk është ndikuar nga Aida pasi ajo qëndron me Adelajdën dhe Bjordin. Sipas tyre banorët në shtëpi i marrin gjërat me dopjo kuptim. Mimoza mundohet të sqarojë Liritën për disa keqkuptime mes saj dhe Adelajdës. Ajo shton që Adelajda i kishte thënë që Aida dhe Mesida e kishin inat, por që nuk kuptonte sjelljen e Liritës. Lirita i thotë që nuk ka asgjë me Adelajdën. Mimoza i thotë që mendonte që Aida mund të kishte ndikuar tek ajo, dhe shton:-“Ajo e urren shumë Adelën!”

3