Adela – Më pëlqen tipi i Tanit

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-djemte-big-brother-albania-221/03/09 02:21

Moza dhe Adela diskutojnë për djemtë e shtëpisë. Adela mendon se vajzat e pëlqejnë Bjordin sepse ka sjelljen si fëmijë ndërsa Arjonin se ka tipare të bukura. Për Dritanin mendon se pëlqehet ngaqë është serioz. Mimoza thotë se Bjordi nuk i pëlqen dhe nëse do t’i pëlqente, nuk do ta linte që t’i ikte nga duart. Ajo tregon se mashkulli i saj ideal është Ben Affleck. Adela mendon se si tip do t’i pëlqente dikush që i ngjan Dritanit.
Vajzat bisedojnë edhe për ndonjë banor të ri i cili mund të vijë në shtëpi. Moza shpreh dëshirën që të jetë djalë i bukur, ndërsa Adela mendon se nuk ka shumë rëndësi, madje mirë do ishte që të mos vinte asnjë.