Adelajda dhe Bjordi : Nuk dua që historia të përsëritet

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adlajda-bjordi-big-brother-albania-222/03/09 02:35

“Nuk dua që historia të përsëritet!”- i ka thënë Adelajda Bjordit, duke iu referuar afrimit të tij me Mesidën, më pas largimit dhe sjelljes së saj me Adelajden. Ajo ka thën se nuk donte që e njëjta gjë të ndodhte edhe me Anjezën. “Nuk është pak herët për të ma thënë këtë?” – e ka pyetur ai Adelajden që ia ka kthyer se ishte më mirë herët sesa vonë. Ai i ka thënë se nëse do të mund të afrohej me Anjezën, do të afrohej dhe nëse ajo do të merrte inat Adelajden, ai nuk kishte ç’të bënte, sepse i binte që, për hatër të saj, ai të mos krijonte relatat që donte. Adelajda i tha se ajo nuk i kishte kërkuar kurrë të mos afrohej me të tjerët apo me Mesidën. Ai ishte i lirë të afrohej edhe me Anjezën, por nëse afrohej shumë, shumë, atëherë ai duhet të largohej prej saj. “Ti bëhu pak më dinake dhe mos bjer viktimë prapë!” – i ka thënë ai.

1