Adi dhe Bjordi : Nuk duhet të dalim të dy bashkë

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-nominimetbjordiadi21/03/09 11:37

Bjordi dhe Adi flasin për nominimet. Bjordi i shpreh dëshirën se nuk dëshiron që Adin ta shohë në nominim por mendon se vetë këtë herë ehde mund të rrezikojë. Adi i thotë që të mos i mendojë këto dhe do të bëhet ashtu sic është e shkruar. Ai i thotë se duhet që gjysmën e lojës ta kapësh me fuqitë e tua ndërsa gjysmën tjetër me fuqinë e publikut pasi në fund të fundit është ai që e ka në dorë. Adi jep mendimin se ata të dy duhet të dalin në nominim me njerëz që duan të kualifikohen, pasi janë personazhe të fortë por do të ishte e mira që të mos dilnin të dy përnjëherë. Bjordi e pyet se cili mendon se rrezikon sot të dalë. Adi i përgjigjet se loja do të bëhet midis dy vajzave, Aidës dhe Mesidës ndërsa Bjordi thotë se me parashikimin e tij që nuk i ka gabuar asnjëherë, mendon se do të dalë Mesida.