Arjon : Nuk mund ta kuptosh nëse nuk e përjeton

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-prinderit-big-brother-albania-221/03/09 00:23

Arjoni dhe Mesida diskutojnë për letrën që babai i kishte dërguar Bjordit. Arjoni fillon të diskutojë për shprehjen që tha Bjordi se nuk e ndjen të nevojshme prezencën e të atit. Ai mendon se kjo nuk mund të jetë e vërtetë, pasi në ato momente imagjinoi sikur të mos kishte një nga prindërit e tij dhe në asnjë moment nuk e ndjeu të panevojshme prezencën e ndonjërit prej tyre. Arjoni thotë se sado që të mund të vihet në pozitën e tij ose dhe të Mesidës, nuk mund ta konceptojë e pranojë këtë. Mesida mundohet ta spjegojë mënyrën se si e ka ndjerë Bjordi ose ajo jetën pa ta. Ajo i thotë se sado që të tjerët të mundohen ta imagjinojnë, kurrë nuk mund ta kuptojnë pasi nuk e kanë provuar ndjesinë e mos patjes së njërit prind. Mesida mendon se nëse nuk janë rritur me të, atëherë nuk ia ndjejnë nevojën. Ajo, duke iu dridhur zëri, tregon se kur kanë qënë të vegjël, atëherë kur kanë patur nevojën e të dy prindërve, ata nuk kanë qënë dhe vetëm njëri prind u ka qëndruar afër. Tani që janë të rritur mund të bëjnë edhe pa ta. Për Mesidën, ata mund të bëhen prindërit më të mirë në të ardhmen ose edhe vetëm miq shumë të mirë, por tani për tani, ngelen të largët. Arjoni thotë se me prindërit e tij ka një marrëdhënie simbiotike dhe mendon se edhe kur të jetë 40-vjec ka për të patur nevojën e tyre.